Von Cramon kërkon nga BE-ja t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve

Share

von cramon kerkon nga be ja ti reagoje beogradit per pezullimin e adresave te shqiptareve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se BE-ja duhet t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në “Twitter” postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi pasi që ky i fundit ka thënë se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon. /Lajmi.net/


Share

Komente