October 21, 2021

Von Cramon kritikon pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Shqipërisë dhe votimi i tij sot janë përcjellë me kritika.

Këtyre kritikave u janë bashkuar edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nuk e kupton se si në Kosovë ankohen për ndërhyrje të Serbisë, e në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptoj gjithë këtë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga presidenti Aleksandar Vuçiq vetë, por në anën tjetër, këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. Nuk është e pranueshme, së paku jo për mua”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *