Von der Leyen i kërkon Kurtit: Nevojë urgjente për kthim në dialog

0
Shpërndaje lajmin

 
Sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, Von der Leyen bën të ditur se gjatë kësaj bisede, ka theksuar nevojën për depërshkallëzim të situatës dhe kthimin në dialog.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ajo.Von der Leyen gjithashtu shtoi se gjatë ditës së sotme do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *