Von der Leyen: RMV duhet të ndërmarrë tani hapin vendimtar për të ecur përpara

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se tanimë është momenti që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapin vendimtar për të ecur përpara në rrugën e integrimin europian.
Përmes një njoftimi në Twitter, Von der Leyen u shpreh e lumtur që ndodhet sot në Shkup dhe theksoi se Maqedonia e Veriut eshtë një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian.
“Jam i lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner i vërtetë dhe i besueshëm. Njerëzit e Maqedonisë së Veriut kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj vlerave të BE-së. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke ecur përpara në rrugën e anëtarësimit. Hapi vendimtar për të ecur përpara duhet bërë tani”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

I’m glad to be in Skopje today.⁰
North Macedonia is a true and reliable partner.
The people of have shown their commitment to EU values.⁰
They deserve to see their country move forward on the path to membership. ⁰
The decisive step forward is now for to take. pic.twitter.com/yOkRpQmRSH
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 14, 2022

Parlamenti në Maqedoninë e Veriut voton sot propozimin francez per hapjen e negociatave.
Deputetëve do t’u drejtohet me nje mesazh edhe Ursula Von der Leyen, ndërsa opozita ka paralajmëruar protesta para Kuvendit.
Von der Leyen u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili e ka konsideruar vizitën e saj si të duhur.
LEXONI GJITHASHTU

‘Vizita e saj vjen në kohën e duhur’, Osmani takon Von der Leyen
Propozimi francez, Kovaçevski-deputetëve: Veproni si përfaqësues të popullit
RMV-ja voton sot propozimin francez, protestuesit në çadra para Kuvendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *