April 15, 2021

Von der Leyen: Së shpejti do të arrijnë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Në një prononcim të fundit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se së shpejti do të arrijnë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.

Gjatë së shtunës, Von der Leyen, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor” për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nga Bashkimi Evropian do të vijnë 651 mijë vaksina kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer.
Shtetet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.
Më herët, autoritetet kanë thënë se në Kosovë gjatë marsit do të arrijë kontingjenti i parë me vaksina të kompanisë britanike, AstraZeneca. Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do të marrë falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *