Votat e secilës parti që kanë siguruar deri më tani

Share

78898365 highres

Procesi i plotë i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar në Kosovë.

Pas përfundimit të numërimit, ato certifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Qendra e Numërimit të Votave është duke vazhduar procesin me votat e ardhura nga diaspora, gjithashtu edhe ato me kusht.

Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave. Lista Serbe ka 5.54 për qind dhe Nisma, 2.6 për qind.

Sipas kësaj përqindjeje, deri në këto momente Lëvizja Vetëvendosje numëron 378,550 vota.

PDK-ja 137,722 vota,

LDK-ja 103,507 vota,

AAK-ja 58,743 vota,

Lista Serbe 43,836 vota dhe

Nisma 20,535 vota.

Në QNR po vazhdon numërimi i votave.


Share

Komente