Shpërndaje lajmin

Delegatët e Partisë Socialiste kanë votëbesuar Damian Gjiknurin për të vijuar detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i partisë.
277 anëtarë Asambleje nga 342 në total kanë votuar për të si numri dy në parti pas kryetarit.
Këtë detyrë, Gjiknuri e mori në shtator 2021 në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së duke i marrë vendin Taulant Ballës.
Balla mban tani vetëm detyrën e kreytarit të grupit parlamentar.
Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit.
Ra në sy fakti se nga votimi rezultoi se Blendi Klosi mori më shumë vota se sa Gjiknuri.
Në Sekretariatin e PS, Klosi ka mbetur i vetmi nga ata që konsiderohen figura të vjetra të PS.
E gjithë përbërja janë prurje të reja që kanë hyrë në politikë në vitet e fundit, gjatë qeverisjes së PS.
Votat:
Blendi Klosi 280 vota
Eridian Salianji 262 vota
Etjen Xhafaj 259 vota
Blerina Gjylameti 258 vota
Laert Duraj 256 vota
Etilda Gjonaj 255 vota
Anila Denaj 251 vota
Romina Kuko 248 vota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *