Votimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit/ PS nuk bie dakord me PD: Projekti pilot të bëhet në Tiranë

Share

Pas Partisë Demokratike e cila kërkoi që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të zgjedhjësve të bëhej në qarkun e Korçës dhe të Fierit ka reaguar dhe Partia Socialiste. 

Sipas shkresës që mazhoranca i ka dërguar KQZ shkruhet se PS është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.

Kështu, PS dhe PD bien dakord përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik në Korçë por qëndrimet e tyre ndahen për qarkun e dytë.

“Bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike për bashkitë ku mun dtë vihet në zbatim të projektit pilot për votimin elektronik, në subjekt politik Partia Socialiste e Shëipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prek njësive administrative të kësaj Bashkie, të cilat përzgjidhen  sipas vlerësimit tuaj si sinstitucion,”-shkruhet në letër.

Nga ana tjetër socialistët kërkojnë që të aplikohet në vetëm disa njësi administrative në Tiranë, kryesisht në zonat urbane dhe jo në ato rurale, kjo për të evituar ndonjë problem të mundshëm prej shtrirjes së sinjalit të internetit.

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

WhatsApp Image at


Share

Komente