Votimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet cilët qarqe propozon PD, nuk është Tirana

Share

Partia Demokratike i ka sugjeruar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që projekti pilot për numërimin elektronik të aplikohet në dy qarqe. Mësohet se qarqet e propozuara nga PD janë Fieri dhe Korça.

Ndërkohë burimet thonë se PS nuk ka dërguar asnjë propozim pas kërkesës së kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, por paraprakisht thonë janë të hapur për të pranuar propozimet e dërguara nga Partia Demokratike.

Celibashi në kërkesën e tij, theksoi se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.


Share

Komente