September 25, 2021

Voton Ilir Meta: Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Europë

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit. Kreu i shtetit së bashku Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31 në Tiranë.

“Për Kushtetutën, për Republikën, për Demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, këto ishin fjalët e presidentit Ilir Meta në momentin kur hodhi votën e tij në kutinë e votimit.

Më pas ai dha një deklaratë për mediat.

“Erdhi kjo ditë e bekuar e mrekullueshme që sovrani të shpresë vullnetin e tij. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës, prandaj cdo qytetar të shprehë vullnetin i lirë për alternativën beson që republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë. I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria. Votoni për kë ju do zemra” tha Meta.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *