November 29, 2021

Voton Kurti: Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti para mediave tha se komunat janë shumë të rëndësishme.

“Po sa ushtrova të drejtën demokratike, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës. Inkurajoj të gjithë të dalin dhe përcaktojnë për vetën e tyre përmes udhëheqësve. Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm, i cili nisi më zgjedhjet e 14 shkurtit. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik”, deklaroi Kurti.

Kryeministri uroi qytetarët për përmbylljen e suksesshme të vitit elektoral.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet në 21 komuna.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *