Vranësira dhe reshje në vend/ Parashikimi i motit për sot

Share

Ditën e sotme moti për vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit priten reshje të dendura dëbore. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600metër.

Mjegulla e dendur do te jetë gati gjatë gjithë ditës në lugina. Priten ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 7°C
zonat e ulëta 4°C deri në 13°C
zonat bregdetare 5°C deri në 13°C


Share

Komente