January 22, 2022

Vrasja dhe dhunimi i biznesmenit, Meta: I dënoj me forcë, të zbardhen ngjarjet

Shpërndaje lajmin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dy ngjarjet kriminale të ndodhura dje dhe pardje në Fushë Krujë dhe në Fier. Kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë aktet kriminale të vrasjes së biznesmenit në Fier dhe dhunimit të sipërmarrësit tjetër në Nikël duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve.

“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale” shkruan Meta./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *