Shpërndaje lajmin

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistru në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri  mes të rinjve, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi.
Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.
Mësohet  se shkak për sherrin mes të rinjve, dyshohet se është bërë një vajzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *