Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, lihen në burg dy autorët

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në qendër të qytetit, ku mbeti viktimë 19-vjecari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.
Florian Muka dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
Burime bëjnë me dije se ky i fundit do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka do të qëndroj në burgun e Fierit.
Avokati mbrojtës i të miturit, Ervis Goxhaj, në një deklaratë për mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikëqyrje nga prindërit.
LEXONI GJITHASHTU: 

Danimarka do të fillojë të rekrutojë gratë për shërbimin ushtarak
Vjedhja 4.7 mln euro, Bruno Çobo në GJKKO: U vetëdorëzova, s’më ekstraduan nga Dubai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *