Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani/ Iraku lëshon urdhër-arrest për Donald Trump

Share

Një vit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, Iraku ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin në ikje të SHBA, Donald Trump.

Gjykata në Bagdad shpall fajtor Trump edhe për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që humbi jetën në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin. Ky urdhër-arrest ka ardhur vetëm dy javë përpara se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President.

Kujtojmë se Soleimani mbeti i vrarë në një sulm me dron në 3 janar të vitit 2020./CNA.al


Share

Komente