Vrasja e policit në Veri të Kosovës, KFOR-i: Gati të reagojmë nëse kërkohet

0
Shpërndaje lajmin

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri dhe e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni.
Për pasojë, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.
“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë, dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje”, është thënë në deklaratë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vijon sulmi i grupit të armatosur ndaj policisë së Kosovës, vritet një nga sulmuesit
Vrasja e policit të Kosovës në Veri, Vuçiç i drejtohet pasdite kombit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *