October 9, 2021

Vrasja në Velipojë, Rama: Kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë

Shpërndaje lajmin

Në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, sot është zhvilluar mbledhja Asambleja e Partisë Socialiste, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe: Mbledhja e PS në Vlorë, Rama: I shqetësuar me punën e disa bashkive të lidhura me turizmin

I pyetur për ngjarjen që tronditi mbrëmjen e së shtunës, Velipojën ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën, pas një konflikti për shezlonget, kryeministri nuk dha një koment të drejtpërdrejtë, por u shpreh i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me indrustrinë e turizmit.

Lexo edhe: Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë

Rama po ashtu u shpreh se nuk ka kohë për të humbur dhe se ka thirrur në takim Ministrin e Brendshëm dhe disa nga drejtuesit kryesorë të policisë për një fazë të re ristrukturimi.

Lexo edhe: 4 viktima, si nisi sherri që solli masakrën me armë në Velipojë

“Sa i përket administrimit të vogël, unë jam i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por për Bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidha me industrinë e turizmit. Dhe për këto kemi folur. Kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe disa drejtuesit kryesorë të policisë, për të mos humbur kohë dhe për të lancuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur dhe që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë, dhe të mos presim fundin e verës”, tha Rama./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *