Vrau motrën e trupin ia fshehu në shtëpi, autori doli xhiro me biçikletë në qytet pas krimit

Shpërndaje lajmin

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër ku vëllai akuzohet se ka vrarë motrën e tij dhe trupin e saj e mbante në shtëpi.

Dyshohet se ditën e djeshme, shtetasi Fabian Vuka, i vënë në pranga ka qarkulluar normalisht në qytet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Që në mëngjes, ai kishte dalë nga shtëpia dhe bënte xhiro me biçikletë, ndërsa në shtëpi kishte motrën e vrarë me armë zjarri.

Ngjarja:

Shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe u gjet e pajetë në banesë teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.

Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte. Në banesë policia vendore e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.

Sipas burimeve nga vendngjarja autori i dyshuar Fabian Vuka ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh. 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij të cilën e qëlloi për vdekje e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.

Blerja orendive dhe telefonata 

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58-vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau.

Pak ditë më parë autori i dyshuar i vrasjes ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58 vjeçares. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:

“A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të“, duke nënkuptuar se e kishte vrarë.

Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se: “Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur“. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që e konsumonte gjithë kohën. Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e viktimës e cila e ka ndihmuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *