Shpërndaje lajmin

Gjenerali rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Rezantsev ishte komandanti i divizionit të 49-të të ushtrisë ruse.
Një zyrtar perëndimor tha se ai ishte gjenerali i shtatë që vdiq në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë, që është u vrarë gjatë luftimeve 1 mujore mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ekspertët thonë se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Një oficer në pension i ushtrisë britanike tha për BBC se vdekjet e gjeneralëve tregonin gjithashtu një fushatë snajperësh shumë të suksesshme që mund të degradonte strukturat e komandës ruse.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rusia konsideron Bitcoinin për shitjen e naftës dhe gazit
Rusia bllokon transmetimin e Euronews, shkak raportimi nga Ukraina
The post Vritet gjenerali i shtatë rus në Ukrainë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.