August 1, 2021

Vuante nga epilepsia, ndërron jetë 18 vjeçarja në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Një vajzë 18-vjeçe ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas policisë viktima me inicialet S.B. nga hetimet paraprake ka rezultuar se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Sipas policisë ka qenë ora 22:10 kur në Mullet ambulanca ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore vajzën, e cila nuk është ndjerë mirë.

Por me mbërritjen në spital, policia thotë se pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, vajza ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet se vuan nga epilepsia.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *