Vuçiç flet për dialogun me Kosovën: Serbia ndodhet në situatë pothuajse të pashpresë

Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën, ka thënë se situata për Serbinë është pothuajse e pashpresë, por, siç tha ai, “do të luftojnë për popullin e tyre”.Presidenti serb në një konfernecë shtypi, siç raprtojnë mediat serbe, sot në Aeroportin e Beogradit, ku kishte dalë të pranojë 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se“ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha Vuçiç, kur iu kërkua të komentojë nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut, transmeton Telegrafi.Ai gjithashtu u mor pak edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kandidatin për kryeminsitër të Kosovës.

“Nuk keni përgjigje adekuate, shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme, i cili po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”,u tha Vuçiç gazetarëve.

Kontingjenti i parë i 150,000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi.Aeroplani me vaksina, që ka ateruar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.


Share

Komente