Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Dyfytyrësi, s’do e njohim kurrë Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.
Vuçiç në një deklaratë për mediat për situatën e krijuar në Veri të Kosovës ku i vrarë mbeti një polic dhe tre sulmues, theksoi se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.
Teksa iu drejtua sërish ndërkombëtarëve ai theksoi se Kosova është një krijesë që u krijuar duke u bombarduar Serbia nga NATO në vitin 1999.
“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU: 

Vuçiç: Askujt nuk i duhej vdekja e policit shqiptar, nuk mund ta justifikoj
Sulmi me armë në Veri, Vuçiç deklaratë për mediat: Ditë e vështirë për popullin tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *