Vuçiç: Kosova po armatoset nga Turqia, Serbia nga Kina

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.
Ai së fundmi ka folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ushtria e Kosovës po armatoset “gjithnjë e më shumë”.
Vuçiç shprehet se FSK-ja po armatoset nga Turqia.
“Turqit u dhanë automjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, dronë, të gjitha këto janë gjëra që i ka FSK-ja. Duhet të kemi kujdes, dhe ne e dimë se çfarë po bëjmë. Ne duhet të kemi burime adekuate nëse populli ynë kërcënohet, duhet të reagojmë. Këto nuk janë histori dhe përralla, bota ka ndryshuar”, tha Vuçiç për median serbe.
Ai tha se Beogradi ka refuzuar të blejë armatim nga Turqia, pasi “ata e kanë furnizuar Prishtinën”.
“Brenda 5 muajve do të marrim disa qindra deri në 1000 dronë kamikazë, të cilët i morëm në Lindjen e Mesme. Ne po i marrim për të penguar një agresor të mundshëm”, tha presidenti serb.
Megjithatë, Vuçiç tha se forca e ushtrisë serbe “është pakrahasimisht më e madhe” sesa ajo e ushtrisë së Kosovës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Abazoviç lavde Erdoganit: I vetmi që ul tensionet mes Kurtit e Vuçiç
Vuçiç: Kemi prova për 3 policët e Kosovës, nuk shpëtojnë pa aktakuzë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *