Vuçiç kundër Putinit, reagon me zemërim ndaj grupit rus që kërkon rekrutë në Serbi

Shpërndaje lajmin

Një video e lajmeve ruse që pretendon se tregon per vullnetarë serbë që stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ka nxitur zemërim në Serbi, duke ekspozuar marrëdhëniet e saj komplekse me Moskën, raporton prestigjiozja BBC.
Grupi mercenar i Rusisë, Wagner i bëri videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar me zemërim në televizionin kombëtar.
“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, është shprehur Vuçiç.
Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien e saj për t’u bashkuar me BE. Por ditët e fundit në Beograd duket se këto raporte nuk po shkojne aq mirë.
Presidenti Vuçiç ka konfirmuar se prej shumë muajsh nuk ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *