Vuçiç takim me admiralin e NATO-s: Të shmanget përshkallëzimi i situatës me Kosovën
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me NATO-n.
Gjatë fjalës së tij, Vuçiç theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë një dialog të rregullt ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe zyrtarëve të strukturave politike dhe ushtarake të aleancës.
Presidenti i Serbisë tha se pjesëtarët e KFOR-it kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në mbrojtjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera joshqiptare në Kosovë dhe bashkëbiseduesit u pajtuan se është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi i mëtejmësh i situatës.
Admirali Bauer theksoi se NATO e vlerëson Serbinë si partnere dhe respekton neutralitetin e saj ushtarak.
LEXONI GJITHASHTU:
Liberalizimi i vizave lidhet me sistemin ETIAS? Von der Leyen flet nga Prishtina
Ursula von der Leyen në Prishtinë: Evropa nuk është e plotë pa Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën