Vuçiç zbulon detaje nga biseda me Mitsotakis: Greqia nuk do e njohë Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Athinë. Pas takimit të tyre, presidenti ka ndarë disa detaje nga biseda.
Ai tha se kryeministri grek i ka konfirmuar se Greqia nuk do të ketë ndryshime në qendrimin syrtar për mosnjohjen e Kosovës.
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë.
Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, -tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:

Papa Françesku: Po shkruaj një dokument tjetër për mbrojtjen e mjedisit
Rreh dhe bën për spital të motrën, arrestohet nga policia 52-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *