Vuçiq u drejtohet serbëve: Shmangni konfliktin me NATO-n
Në orët e mbrëmjes kur situata në komunat veriore të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq I është drejtuar popullit serb.
Ai u kërkoi atyre të mos konfrontohen me KFOR-in.
“U bëj thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, jo pse unë apo dikush tjetër kemi frikë, por sepse këtë e dëshiron më së shumti Kurti. I ftoj të protestojnë në mënyrë paqësore, si sot, sepse atëherë askush nuk mund t’i mposht”, tha ai.