Vuçiqin nuk e ‘mbajnë këmbët’ / Greqia ka vetëm një kërkesë të vetme për njohjen e Kosovës

Shpërndaje lajmin

Vuçiqin nuk e ‘mbajnë këmbët’ / Greqia ka vetëm një kërkesë të vetme për njohjen e Kosovës
Ja dhe kerkesa e vetme nga Greqia per njohjen e Kosoves…Greqia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës, por kërkon normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Presidenti i Serbisë, është takuar sonte në Beograd me kryeministrin e Greqisë.
I pari i shtetit serb pohoi se bisedimet me Kosovën ishin gjithashtu një nga temat e bisedës dhe se Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë. Kryeministri grek pas takimit tha se e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson që në Ballkan të mbizotërojë një atmosferë bashkëpunimi.
Ne nuk kemi parë asnjë përparim në muajt e fundit dhe unë e di që Aleksandri është zotuar të vazhdojë negociatat, në mënyrë që të zgjidhet ky pro blem në një mënyrë të drejtë.Ndërkohë, kur është pyetur për të folur rreth çështjeve rajonale, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Greqia të vazhdojë përkrahjen e “integritetit territorial të Serbisë, siç do ta përkrahim ne gjithmonë Athinën”.
Ndryshe, theksojmë Kosova dhe Greqia kanë pasur kontakte më të shpeshta institucionale, por të cilat nuk janë finalizuar me njohje të ndërsjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published.