January 24, 2022

Vulinit i “djeg” Rezoluta e Parlamentit Evropian për shkeljen e drejtave të njeriut në Serbi

Shpërndaje lajmin

Vulinit i ‘djeg’ Rezoluta e Parlamentit Evropian për shkeljen e drejtave të njeriut në Serbi, u reagon eurodeputetëve

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, u ka thënë deputetëve të Parlamentit Evropian se po duan ta shërojnë frustrimin e tyre në Serbi. Ministri kontravers serb u ka thënë eurodeputetëve që të shikojnë se sa gjak ka derdhur policia evropaine në protestat në Paris, Berlin e Luksemburg.

Reagimi i Vulinit vjen pasi që eurodeputetët kanë miratuar rezolutë me shumicë absolute të votave për shkeljet e të drejtave në Serbi dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë.

“Policia serbe i arreston huliganët por nuk bashkëpunon me ta. Deputetët e Parlamentit Evropian nuk e pyesin veten asgjë për shtetet e tyre për atë arsye ata duan ta shërojnë frustrimin e tyre në Serbi. Para se të sulmojnë policinë e Serbisë, le të shohin se sa shumë gjak kanë derdhur policia evropiane në protestat në Paris, Berlin, Lublanë e Luksemburg dhe nëse ato kanë rëndësi le tua shpjegojnë policisë evropiane se çfarë duan të bëjnë”, ka deklaruar Vulin.

Ai poashtu ka thënë se është duke punuar sipas ligjit dhe se po kujdeset që të mos ketë gjak në rrugët e Serbisë.

“Ministri i Brendshëm po punon sipas ligjit por gjithashtu është duke u kujdesur që nuk ka gjak në rrugët e Serbisë. Unë besoj se eurodeputetë e respektuar kanë qenë të zhgënjyer që s’kanë parë fotografi të kokave të thyera të serbëve por qytetarët e Serbisë ishin shumë të gëzuar me paqen në rrugë. Ministria e Brendshme e Serbisë do të punojë sipas ligjit dhe për të mirën e qytetarëve serbë dhe për këtë mund të vuajnë vetëm eurodeputetët”, ka thënë Vulin

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për shkelje të të drejtave e njeriut në Serbi. Rezolutën e kanë përkrahur 589 deputetë të Parlamentit Evropian, 53 prej tyre e kanë kundërshtuar dhe 44 kanë abstenuar.

Eurodeputetët janë shprehur të shqetësuar me grupet e huliganëve dhe të dhunës policore në Serbi ndaj protestuesve atje./Express

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *