Web-faqja e Vuçiqit hakohet nga “Anonymous”

0
Shpërndaje lajmin

Ka kohë që po vazjdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs, përcjell albinfo.ch.
Dje ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe.

 
Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës  thonë se faqja e Vuçiqit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

 
“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.
Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës, krahas postimit kishte bashkangjitur edhe video-mesazhin ku zëri ishte ndryshuar krejtësisht. /Telegraf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *