Wigemark: EULEX’i pati rol në gjetjen e mbetjeve mortore në jug të Serbisë

Share

Diplomati Lars-Gunnar Wigemark përmes një retweet’i në llogarinë e tij ka treguar se ekspertët e EULEX’it luajti rol esencial në identifikimin e vendndodhjes së mbetjeve njerëzore që u gjetën në jugun e Serbisë këtë javë.

Ai gjithashtu tha se kjo gjetje duhet të kontribuojë në zgjidhjen e fatit të më shumë se 1600 persona ve që janë të zhdukur në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë.

“Ekspertët e EULEX-it luajtën një rol esencial në identifikimin e saktë të vendndodhjes së mbetjeve njerëzore që u gjetën këtë javë afër Kizevak në jugun e Serbisë. Kjo gjetje duhet të ndihmojë në zgjidhjen e fatit të disa prej më shumë se 1640 personave që janë ende të zhdukur që nga lufta në Kosovë 1998-99”, ka shkruar Wigemark./Arbresh.info/

The post Wigemark: EULEX’i pati rol në gjetjen e mbetjeve mortore në jug të Serbisë appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente