Shpërndaje lajmin

Will Smith i ka kërkuar falje publike Chris Rock-ut, pasi ai e goditi me shuplakë në skenë, gjatë ceremonisë së Oscars, të dielën.
Smith-i e cilësoi si “të papranueshme dhe të pafalshme” sjelljen e vet.
“Dua t’ju kërkoj falje publike, Chris. Dola jashtë vetes, gabova” tha ai në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Instagram.
Smith-i e goditi Rock-un me shuplakë në fytyrë në skenën e Oscars, pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.
Shakaja e Rock-ut kishte si objekt kokën e rruar të Pinkett Smith-it, e cila vuan nga sëmundja e alopecisë që çon në rënien e flokëve.
Menjëherë pas kësaj ndodhie, Smith-i mori Oscarin e parë të karrierës së tij të gjatë në aktrim, për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams, në filmin King Richard.
“Dhuna është helmuese dhe shkatërruese, në të gjitha format e saj”, tha Smith-i në deklaratën e tij.
“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscars mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, shtoi ai.

 

View this post on Instagram

 
A post shared by Will Smith (@willsmith)

Përveç Rock-ut, Smith i kërkoi falje Akademisë së Oscars dhe familjes Williams që ishte subjekt i filmit King Richard.
“Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur një udhëtim të mrekullueshëm për të gjithë ne,” shkroi ai.
Akademia e Filmit Oscars dënoi veprimin e Will Smithit për incidentin, dhe njoftoi se do ta rishikojë çështjen.
“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim zyrtar rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet tona nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë,” njoftoi Oscars.The post Will Smith i kërkon falje Chris Rock-ut për shuplakën në Oscars first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.