Xhaçka në takim me ambasadorin e OSBE: Punojmë bashkë për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë

Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Xhaçka zotohet se mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE.

Gjithashtu ajo shton se bashkë me OSBE do të punojnë për të çuar para integrimin europian të Shqipërisë, konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit.&cb=5d01910aa7

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Me ambasadorin e OSBE, Del Monaco ndamë pikëpamjet mbi Kryesinë e suksesshme të Shqipërisë në OSBE 2020.

Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në dhe të punojmë së bashku për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë dhe për të çuar përpara integrimin e # BE-së për #Shqipërinë.


Share

Komente