December 4, 2021

Xhaçka: Viktimat e aksidentit në Bullgari ishin shqiptarë

Shpërndaje lajmin

Sipas disa burimeve, thuhet se viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë. Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, reagoi pas aksidentit që ndodhi në Bullgari, ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke u marrë jetën 46 personave.

Ajo deklaroi se 45 të vdekur janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur ngushëllime familjarëve.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkroi Xhaçka.

Në një prononcim të mëhershëm, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, foli për 46 viktima, por nuk specifikoi përkatësinë etnike.

Postimi i plotë:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *