Xhafer Tahiri tenton me forcë ta fusë një studente në provim

Share

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe profesor në Fakultetin Juridik, ka pasur një mosmarrëveshje me një studente para se të hyjë në një provim.

Në videon që ka siguruar Klankosova.tv shihet që Tahiri ka dashur me forcë ta fusë brenda në klasë një studente të tij derisa ajo po refuzonte.

Studentja ka thënë për portalin se nuk ka dashur të hyjë në provim, por se Tahiri ka provuar që me zor ta bëjë të kundërtën.

Ndersa  Tahiri, ende nuk ka kthyer përgjigje rreth këtij rasti.

Tahiri është kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, ndërsa në Fakultetin Juridik është profesor i Historisë, Institucioneve Shtetërore dhe Juridike.


Share

Komente