Xhaka dhe Petkoviq arsyetohen për humbjen nga Italia

Shpërndaje lajmin

Italia ishte superiore ndaj Zvicrës, që zhvilluan një ndeshje aspak të mirë. Të ashpra ishin mediat zviceran në drejtim të ekipit kombëtar, përcjell albinfo.ch.

Pas ndeshjes kanë folur kapiteni Granit Xhaka dhe trajneri Vladimir Petkoviq.

“Italia ishte ekip më i mirë. Ndaj saj ju nuk mund të lejoni të bëni gabime. Tani fokusohemi te ndeshja me Turqinë”, ka thënë Xhaka.

“Shumë gjëra nuk kanë funksionuar për ne dhe shumë gjëra kanë funksionuar për Italinë. E vërteta qëndron në mes. Të gjithë duhet të jenë të dëshpëruar sonte. Por nesër, nga stërvitja e parë, ne lëvizim para. Kam folur me ekipin dhe i kam thënë se ka mbetur edhe një ndeshje. Tri pikë nga ndeshja e fundit mund të na dërgojnë në raundin tjetër”, ka thënë Petkoviq.

Zvicra të dielën përballet me Turqinë në ndeshjen vendimtare.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *