September 25, 2021

Xhaka rikthehet në Londër pas dy javëve izolim

Shpërndaje lajmin

Xhaka u infektua me koronavirus në ditën kur kombëtarja e tij, Zvicra, përballej me Greqinë në një ndeshje miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Si pasojë, mesfushori nga Kosova mungoi në ndeshjet e Zvicrës dhe në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë kundër Norwich Cityt të shtunën. Infektimi i tij me Covid-19 zbuloi se ai nuk kishte pranuar ta merrte vaksinën për mbrojtje nga virusi, duke nxitur kritika të mëdha nga të gjitha anët, transmeton RTK, përcjell Albinfo.ch.

Xhaka ishte lojtari i vetëm i pambrojtur plotësisht në pikëpamjen shëndetësore në ekipin zviceran, sipas Adrian Arnold, shefit për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, pasi derisa të tjerët ishin vaksinuar, ai nuk kishte dashur ta merrte vaksinën kundër virusit.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pavaksinuar. Ne e kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar. Është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”, kishte thënë Arnold.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *