Xhani De Biazi tregon si e nisi karrierën e trajnerit, cili është kurioziteti që shuan ish-tekniku kuqezi

Share

Pas Çezare Prandelit, edhe Xhani de Biazi ka reaguar për kursin e ri që do të fillojë Federata Shqiptare e Futbollit për rolin e përgatitësit atletik në kombëtare.

“Përshëndetje të gjithë miqtë e mi shqiptarë! Mësova se Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një kurs për përgatitës atletik, një figurë vërtetë e rëndësishme në panoramën futbollistike botërore.

Kur unë nisa karrierën bëja edhe trajnerin edhe përgatitësin atletik njëherësh dhe ka qenë një eksperiencë që më ka shërbyer shumë. Por duhet të them, se sot nuk do të punoja pa një përgatitës atletik, edhe sepse procesi i zhvillimit të futbollit, dhe konkretisht i futbollit shqiptar, kalon përmes vlerësimit të punës tuaj, të përgatitësve atletikë.

Kësisoj, uroj që me ndihmën e FSHF-së, që ka organizuar këtë kurs dhe me ndihmën e mikut tim Xhixhi (Luigi Febrari), një person i besueshëm dhe tejet i aftë, të bëni një përgatitje sa më të mirë. Ju përqafoj dhe gjithmonë forca Shqipëria!”, – thotë De Biasi në mesazhin e tij.

 

The post Xhani De Biazi tregon si e nisi karrierën e trajnerit, cili është kurioziteti që shuan ish-tekniku kuqezi appeared first on Media .


Share

Komente