Xhelal Mziu tregon sa mandate do të sigurojë në qarkun e Dibrës për PD

Share

Drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD-së, Xhelal Mziu u shpreh se është absurde që tani një deputeti i duhen 14500 vota, ndërsa në qarkun e Vlorës, ku është kryeministri, një deputeti i bie rreth 9000 vota.

Mziu tha se qytetarët e qarkut të Dibrës mezor presin që t’i japin një votë kundër kësaj qeverie në zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata e Mziut:

“Dibra ka pasur 6 mandate dhe u hoq një mandat. Është absurde që tani një deputeti i duhen 14500 vota, ndërsa në qarkun e Vlorës, ku është kryeministri, një deputeti i bie rreth 9000 vota. Pra, 2 deputetë të Dibrës janë të barabartë me 3 deputetë të Vlorës. Sipas mesatares së Vlorës, qarku i Dibrës duhet të kishte 8 deputetë dhe jo 5 sikurse ka tani. Kjo nuk varet në dorën tonë, por jam i bindur që koalicioni ynë do të marrë 4 nga 5 mandate në Dibër. Kjo do të jetë një fitore e thellë.

Jo çdo gjë do të varet nga puna ime, por pakënaqësia ndaj qeverisë në këto 8 vite ka arritur kulmin. Po ashtu është edhe shpalosja e programit të PD-së për 4 vitet e ardhshme. Pakënaqësia nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Në këtë qark ka shkolla dhe kopshte të rrënuara. Ka mësues pa diploma dhe pa ngrohje. Ka nxënës që ecin 20 km në ditë për të shkuar në shkollë. Prandaj qytetarët mezor presin që t’i japin një votë kundër kësaj qeverie. Kjo u pa edhe me rënie e borës ku qytetarët u bllokuan. Në qarkun e Dirës u bllokuan shumë zona dhe u mjaftuan vetëm me hapjen e disa akseve, ndërkohë që ka akoma zona që janë të bllokuara. Shteti u gjet i papërgatitur në këtë situatë kur dihet që është një zonë me probleme të tilla. Tenderat e mirëmbajtjes e rrugëve nuk kanë shkuar aty ku duhet, por tek oligarkët e zonës”, tha Mziu për Ora News.


Share

Komente