Xheorxhina Rodriguez “qendra e vëmendjes” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Global Soccer Awards”, me maskë speciale anti-Covid në Dubai

Share

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Global Soccer Awards” në Dubai, që u zhvillua në fundjavën e kaluar, Kristiano Ronaldo fitoi çmimin e futbollistit më të mirë për shekullin 21.

Ylli portugez i Juventusit ishte në këtë ceremoni, i shoqëruar edhe nga djali i tij dhe e dashura Xheorxhina Rodriguez. Kjo e fundit ka mbushur mediat rozë dhe ka tërhequr një vëmendje të madhe me paraqitjen dhe për fustanin e mrekullueshëm.

Por me sa duket ka patur edhe detaje që publikun i kanë shpëtuar. Të gjithë duhej të respektonin masat anti-COVID-19, duke mbajtur maskat mbrojtëse, por kur vjen çështja te Georgina, ajo kishte një maskë jo të zakonshme.

Maska e saj ishte “MoXaD”, e cila neutralizon virusin korona dhe kjo mund të blihet edhe on-line. Maska i reziston gjithsej 50 larjeve në 60 gradë, pa humbje të aftësisë mbrojtëse.


Share

Komente