Xhiroi gomat e makinës në bulevard dhe kundërshtoi policinë, e ‘pëson’ 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Korçës, pasi xhiroi gomat e makinës në bulevardin “Gjergj Kastrioti” dhe kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë kontrollit të dokumentacionit.
I riu u procedua penalisht, por në gjendje të lirë nga efektivët e policisë që e ndaluan.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të tjera, në rrugë, në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërndante kokainë në lagjet e Durrësit, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari
I dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu