Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson ka takuar në Kiev presidentin ukrainas Vokolimir Zelenski.
Ishte ambasada e Ukrainës në Londër ajo që tregoi se Xhonson ishte në qytet.
Në një deklaratë pas takimit, Xhonson ka nderuar udhëheqjen e vendosur të presidentit Zelenski, si dhe heroizmin dhe guximin e pathyeshëm të popullit ukrainas.
Ai tha: “Unë e bëra të qartë sot se Mbretëria e Bashkuar qëndron në mënyrë të palëkundur me ta në këtë luftë të vazhdueshme. Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë ushtarake dhe ekonomike dhe po mbledhim një aleancë globale për t’i dhënë fund kësaj tragjedie dhe për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran.”
Xhonson konfirmoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme ekonomike, duke i çuar garancitë totale të huasë në Mbretërinë e Bashkuar në 770 milion paund.
Zelenski përshëndeti “mbështetjen vendimtare dhe domethënëse” të Mbretërisë së Bashkuar për vendin e tij dhe u kërkoi aleatëve të tjerë perëndimorë të intensifikojnë presionin ndaj Moskës.
“Ne duhet të ushtrojmë presion në formën e sanksioneve. Është koha për të vendosur një embargo të plotë ndaj burimeve energjetike ruse,” – u shpreh presidenti ukrainas.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Papa Françesku thirrje Kievit e Moskës për armëpushim gjatë Pashkëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *