Xhudistja Loriana Kuka ‘e bronztë’ në kampionatin evropian

Share

loriana kuka

Xhudistja Loriana Kuka ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Pragë.

Ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në garë për të bronztën ajo e mposhti xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë, pasi dje në këtë kampionat Distria Krasniqi rrëmbeu poashtu medaljen e bronztë, shkruan eonline, transmeton Albinfo.ch.

Kuka pas triumfit të Lorianës: Kosovës po i vijnë dy medalje

Pas fitimit së medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian nga Loriana Kuka, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se Kosovës po i vijnë dy medalje.

Kuka pas ndeshjes ka thënë se pengesat e shkaktuara nga COVID-19 i ndalën tre garuesit kosovarë në këtë Kampionat, mirëpo me tre të tjerë, Kosova i fitoi dy medalje. Pos fitores së sotme, edhe Distria Krasniqi ka fituar të premten medaljen e bronztë

The post Xhudistja Loriana Kuka ‘e bronztë’ në kampionatin evropian appeared first on Albinfo.


Share

Komente