Ylli Manjani i jep mesazhin e fuqishëm Ilir Metës dhe e nxjerr blof: Përdor Presidencën për të reklamuar LSI

Share

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dënuar veprimet e Presidentit Ilir Meta gjatë kohëve të fundit. Ai tha se një presidenti nuk i takon të merret me partitë politike dhe sipas tij ditët e fushatë elektorale janë ditë pushimi për kreun e shtetit.

Reagimi i Manjanit:

“Presidenti i Republikës nuk ka punë fare, ditët e fushatës për presidentin janë ditë pushimi sepse ai nuk ka asnjë punë me partitë politike. Është zgjedhja e tij personale që të ik nga një parti politike dhe të shkojë në krye të shtetit.

Të përdorësh Presidencën për të reklamuar LSI nuk është statura kushtetuese e presidentit. Posti i presidentit për Metës është një kostum që i rri shumë ngushtë. Për çfarë do mbajë referendum presidenti? Presidenti duhet të flasë me kushtetutë jo me përshkrim. Gara është mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës jo Ilir Metës”, tha Manjani për Top Talk.


Share

Komente