Ylli Merja tregon recetën për të ulur temperaturën për 5 minuta
Ka një mënyrë se si mund të ulet temperatura në kushte shtëpie dhe këtë e tregoi mjeku popullor Ylli Merja për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.
Ai u shpreh se kombinimi i hudhrës, sodës dhe mjaltit do e ulte temperaturën për 5 minuta pa pasur nevojë as për të shkuar në spital me fëmijën, as për gjilpëra.
“Do të marrim një thelb hudhër, e shtypim me fundin e lugës, i hedhim dhe një lugë kafe sodë buke, e rishtypim prapë në mënyrë që ajo të bëhet si krem. I hedhim dhe një lugë kafe ose çaji me mjaltë dhe fillojmë me këtë përzierje t’i lyejmë grykën nga brenda. Është mirë që kjo përzierja të qëndrojë për 2-3 minuta,” – tregoi Merja.
Mjeku tha se elementët biokimikë që ndodhen te hudhra janë të shtresëzuara dhe fillojnë të zhvillojnë reaksione kimike pikërisht kur e shtypim dhe e përziejmë. Në këtë formë përftohet një antibiotik natyror.
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për javën
Rikthehet bora në Dardhë, sa pritet të shkojnë temperaturat