Ylli zviceran i tenisit, Roger Federer, i jep fund karrierës së tij profesionale

0
Shpërndaje lajmin

Superylli i tenisit, Roger Federer, po i jep fund karrierës së tij profesionale në tenis. Laver Cup në Londër javën e ardhshme do të jetë paraqitja e tij e fundit në ATP Tour 2022, njoftoi 41-vjeçari të enjten, transmeton albinfo.ch.
Ai ka luajtur më shumë se 1500 ndeshje dhe ka fituar 20 Grand Slam gjatë 24 vjetëve.
“Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa mund të kisha ëndërruar ndonjëherë dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime”, tha ai në një deklaratë.
Tre vjetët e fundit e kanë paraqitur Federerin me sfida përsa u përket lëndimeve dhe operacioneve. Ai tha se ka punuar shumë për t’u rikthyer në formën e plotë konkurruese, por i njeh kapacitetet dhe limitet e trupit të tij. Ai është duke u rikuperuar nga një operacion në gju që kur luajti në Wimbledon në vitin 2021.
Në një video tre minutëshe ai shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që e mbështetën ndër vite dhe dashurinë e tij për lojën.
“Dua t’i falënderoj të gjithë, nga thellësia e zemrës sime, të gjithëve anembanë botës, që kanë ndihmuar në realizimin e ëndrrave të një fëmije të ri zviceran me top,” tha ai.
“Më në fund, në lojën e tenisit, unë të dua, nuk do të të lë kurrë.”

To my tennis family and beyond,
With Love,Roger pic.twitter.com/1UISwK1NIN
— Roger Federer (@rogerfederer) September 15, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *