January 12, 2022

Yuri Kim takon në Voskopjë turistët nga SHBA: Njerëzit këtu i duan amerikanët

Shpërndaje lajmin

Ambasadorja Yuri Kim  këtë të diel ka zgjedhur që të kalojë në Voskopojë së bashku me një grup turistësh. Turistët që u takuan me Kim, vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ambasadorja nuk ka ngurruar që tu tregojë atyre dashamirësinë që kanë shqiptarët për ta.

“Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën Shqipërinë. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të Shqipërisë”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale. /abcnews.al/ 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *