April 18, 2021

Yuri Kim zbulon listën e zezë të SHBA-ve: Vendim i rëndë për këta tre individë

Shpërndaje lajmin

Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se informacionet në lidhje me shpalljen non grata të Tom Doshit, Adriatik Llalës dhe Vangjush Dakos kanë çuar drejt një vendimi mjaft të rëndë.

Ajo tha se informacionet janë konfidenciale, dhe të klasifikuara që nuk mund të ndahen publikisht, por shtoi kur sekretari i shtetit e lidh emrin e tij me një përcaktim të tillë, kjo nuk është diçka e lehtë.

“E saktë. Në raste të tilla, kur Sekretari i Shteteve të Bashkuara lëshon një caktim të tillë, përdoret i gjithë informacioni që është paraqitur. Dhe është një proces shumë rigoroz që përfshin shumë dokumentacion dhe informacione të shumta, disa prej të cilave janë të disponueshme publikisht dhe disa të tjera janë të klasifikuara, kështu që nuk mund të ndahen dot publikisht.

Ajo që dëshiroj të siguroj, është që njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është diçka që e bëjmë me lehtësi. Sepse, zakonisht për këtë proces, që kjo të ndodhë, nevojiten vite të tëra dhe shumë-shumë shqyrtime. Dhe kur sekretari i shtetit të mund të lidhi emrin e tij me një përcaktim të tillë, kjo është vërtetë një gjë e rëndë. Nuk është diçka e lehtë”, u shpreh Kim.

Ajo shtoi se disa nga informacionet janë ndarë me autoritetet shqiptare, por theksoi se një pjesë e tyre janë të klasifikuara. “Mendoj që disa nga informacionet që mund të ndaheshin, i kemi ndarë. Por sikundërse ju thashë, janë edhe informacione të klasifikuara të përfshirë në këtë”, deklaroi ajo.

A ka emra të tjerë në proces që mund të shtohen në listën e zezë? Kim deklaroi se nuk është koha për të folur për këtë gjë. “Nuk do ta diskutoj këtë në këtë kohë”, u shpreh Kim ne ABC.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *