Zana Guxholli: Burrat paguhen më shumë, gratë gatuajnë

0
Shpërndaje lajmin

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, thotë se në përgjithësi burrat paguhen më shumë se gratë dhe se kjo është shumë e theksuar në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Guxholli u shpreh se gratë i dinë më mirë nevojat e shtëpisë dhe kanë marrë përgjegjësi, që sipas saj, duan burime financiare.
“Duket sikur i mbajnë gratë, por financat e mëdha i mbajnë burrat. Burrat tentojnë të ruajnë para për raste të veçanta. Kur është puna për investime, përsëri vendimin e marrin burrat, rrallë e marrin gratë.
Në përgjithësi, burrat paguhen më shumë se gratë, sidomos në Shqipëri, shumë e dukshme kjo diferenca në të ardhura dhe punësimi gjithashtu. Ka edhe përjashtime. Nevojat e shtëpisë i di gruaja, gatuan, merret me fëmijët. Ajo ka marrë përgjegjësi më tepër dhe ato përgjegjësi duan burime financiare”, theksoi Guxholli.
LEXONI GJITHASHTU

Sazan Guri: Al Pacino është nga Kruja, Robert De Niro arbëresh
“Godet” Sazan Guri: Pikaso dhe Napoleon Bonaparti ishin shqiptarë
Habit Sazan Guri: George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë, e kanë pranuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *